Prononcimi i Bruno Ditës, pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë me Egnatian fituar me penallti nga Dinamo
“Shyqyr erdha në momentin e duhur, erdha me këtë Kupë, ishalla po e shtojmë edhe me kupën tjetër. Këtu është shumë më lartë se në Maqedoni, prej fushave dhe stadiumeve. Dinamon e gjeta me kokën poshtë, presidenti më tha do shkojmë këtë vit për “all in”. Ishte insistimi i atij që erdha te Dinamo. Hapin e parë e kemi hedhur, tani të shikojmë për kampionatin, siç tha presidenti “all in”.
Dihet që nuk jam në gjendjen time maksimale. Unë gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Futbollisti për këto ndeshje jeton”, deklaroi Dita.