Monday, December 23, 2024

Budva-Europiani i Boksit U-22. Vjen fitorja e parë për Shqipërinë. Flavio Meda mund rumunin Aleksandru Marian Beleu dhe kualifikohet në 8-të mirët e peshës 75 kg

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks, e cila që prej së hënës gjendet në Budva të Malit të Zi, si pjesëmarrëse në Kampionatin Europian të kategorisë U-22 me tre boksierë, mbrëmjen e sotme ka arritur të sigurojë fitoren e parë.

Ndërsa, në ditën e parë,  boksieri i peshës deri në 57, Ariol Zeneli u mund nga rivali i tij, Azrak Babirov i kombëtares së Azerbajxhanit, mbrëmjen e sotme ka ardhur fitorja e parë për kuqezinjtë. Atë e ka siguruar boksieri i peshës deri në 75 kg, Flavio Meta, i cili mundi kundërshtatin e tij të përfaqësueses rumune, Aleksandru Marian Beleu.

Me këtë fitore, Meta futet në listën e tetë më të mirëve të Kampionatit Europian U-22. Që do të thotë se me një fitore tjetër të mundshme në këtë raund, Meta kualifikohet pr në zonën e medaljeve.

Sipas kalendarit të Europianit, ndeshjen e ardhshme të vlefshme për turin çerekfinal, Flavio Meta do ta zhvillojë përballë kundërzhtarin e kombëtares së Serbisë, Almir Memiç.

Ndërkohë, për boksierin tjetër të kombëtares së Shqipërisë, Geljan Rajku, konkurues i peshës deri në 92 kg, ballafaqimi i turit të parë në këtë europian do të jetë pasditen e së enjtes duke pasur përballë boksierin Ramazan Dadev të kombëtares së Rusisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img