Sunday, April 28, 2024

“Rip Raphael”, KF Bashkimi me nismën e radhës. Solidarizimi i futbollistëve të vegjël U9, në shenj respekti për lojtarin ganez të Egnatias që humbi jeten në fushën e lojës

Lexo

Klubi i Futbollit Bashkimi me drejtues trajnerin pasionant, Ervin Alushi, mbetet unik me nismat e vazhdueshme që merr në fusha të ndryshme sociale dhe më tej.

Nisma e fundit, që drejtuesit e klubit e quajnë  “Rip Raphael”-NeëProjekt, ka të bëjë me ngjarjen e dhimshme të humbjes së jetës të futbollistit ganez, i cili ndërroi jetë gjatë ndeshjes, Egnatia-Partizani.

Me anë të kësaj nisme futbollistët e vegjel 9 vjeçarë të KF Bashkimi kërkojnë të sensibilizohet për humbjen e lojtarit të ekipit Egnatia duke u lutur për të, ndërkohë që përcjellin ngushëllimet e sinqerta për lojtarin në fjalë dhe familjen e tij.

𝗡𝗷ë 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁 𝗾ë 𝗸𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗼𝘁 𝗻ë 𝗻𝗱𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝘁 𝗨𝗻𝗱𝗲𝗿-9 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗼𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗷 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗲 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗲𝘁 𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮 𝗸ë𝘁ë 𝗷𝗮𝘃ë, 𝗻ë 𝘀𝗵𝗲n𝗷𝗲 r𝗲𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗽ë𝗿 𝗹𝗼𝗷𝘁𝗮𝗿𝗶𝗻 𝗾ë 𝗵𝘂𝗺𝗯𝗶 𝗷𝗲𝘁𝗲𝗻!”, thotë për Veriu Sport, kryetrajneri i KF Bashkimi, Ervin Alushi, ndërkohë që bën të ditur se në ndeshjen e javës së 3-të, KB Bashkimi-Arra e Madhe, skuadra e tij fitoi m rezultatin 2 me 1 me golat e shënuar nga Amar Hysaj dhe Arlind Bracaj.

Sipas Alushit, projekti në fjalë do të vijojë edhe për ndeshjet e ardhshme, ku krahas stampimit në uniformat e tyre sportive të portretit të futbollistit Rafael Duamena, futbollistët e vegjël do të jenë me shenja në faqe, 1 minutë hetshje përpara ndeshjes, mbajtja e shiritit të zi, lutje për Rafael, etj

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img