Saturday, November 23, 2024

Bujar Qamili, gati me këngën e re. Nuk është vetëm për futbollin por gjithëpërfshirëse për sportin shkodran

Lexo

I kthyer nga Italia ku ishte për disa muaj nën kujdesin e mjekëve për kurim kundra Covid 19, Bujar Qamili ka mbërritur në Shkodër, dhe premtimin që pati bërë live në lidhjen direkte më Sport Show-TV1 Channel për këngën e re të Vllaznisë duket se po e konkretizon me një ritëm të shpejtë.

Në një prononcim për Veriu Sport, vetë këngëtari, Mjeshtri i Madh Bujar Qamili thotë se kënga është në përfundim e sipër dhe me të gjitha gjasat do të promovohet brenda javës për publikun. Sipas tij, kjo këngë e re e Vllaznisë është krejt ndryshe nga ato të mëparshmet, pasi nuk i kushtohet terësisht futbollit, por do të ketë një gjithëpërfshirje edhe me sportet e tjerë me traditë të klubit kuqeblu. Që do të thotë, se kjo këngë fare mirë mund të përdoret edhe në aktivitet e Lojrave me Dorë, Atletikës, Peshëngritjes, Boksit, etj.

Edhe pse publiku vazhdon të preferojë këngët e tij të mëparshme të Vllaznisë, Bujari ka bindjen e plotë se edhe kënga e re do të ketë suksesin e duhur, dhe do të qëndrojë si e pranueshme për shumë breza, sepse është ndërtuar për një gjë të tillë, pa emra dhe personazhe të veçantë të sportit shkodran duke u shndërruar në një farë mase si himn i klubit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img