Thursday, April 25, 2024

Disiplina, Juban Danja-Murlani e pakënaqur me trajtimin e vendimeve të ndeshjes ndaj Apolonia, fieraket ishin protagoniste të sherrit

Lexo

Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer aspak për të gjitha parregullsitë e evidentuara gjatë javës së kaluar në futbollin shqiptar. Sigurisht, një vëmendje të veçantë kishte incidenti i ndodhur gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, ku drejtuesit e skuadrës krutane janë përballur me masa ndëshkimore të ashpra. Zyrtarët e Kastriotit, Alban dhe Gazmend Vogli si dhe trajneri Ramadan Ndreu, janë dënuar respektivisht me 18, muaj, 12 muaj dhe 5 javë.  Dënimit nuk i ka shpëtuar dhe Ilirian Përmeti, zyrtar i skuadrës së Skënderbeut, i cili është pezulluar me 8 ndeshje. Por, ndërkohë vendime të Komisionit të Disiplinës ka pasur edhe në Kampionatin Kombëtar të Futbollit për femra. Konflikti me futbollisteve kundërshtare në ndeshjen Juban Danja Murlani-Apolonia është shoqëruar me masat përkatëse që sipas drejtuesve të Juban Danja Murlani nuk janë të drejta në raport me peshën dhe pjesën e fajit që kishin futbollistet e Apolonisë në këtë ndeshje, të cilat edhe duhej të ndëshkoheshin më shumë.

  1. Lojtarja e Juban Danja – Femra, Denada Avullija, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    7. Lojtarja e Apolonia – Femra, Egzona Gashi, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    8. Lojtarja e Juban Danja – Femra, Matilda Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    9. Lojtarja e Apolonia – Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Ndërkohë, më herët, pas ndeshjes në fjalë, Juban Danja Murlani-Apolonia e mbyllur mes shumë polemikave me rezultatin 2-3 në favor të fierakeve, drejtuesit e klubit Juban Murlani-Apolonia kanë dalë me një reagim publik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img