Burreli-Pogradeci 0-1(Shënues: Krasniqi 21’)
Kartonë të verdhë:Lleshaj,Dedgjonaj,Paloka,Farruku,Zhunior/Raza,Pengu,Zguro,Ivani,Danladi,Vokrri
Kartonë të kuq:Lleshaj,Murra
Burreli:Dani,Dushkaj,Muriel,Shkalla,Zhunior,Osikel(Zani 62),Dedgjonaj(Xhakaj 53),Paloka(Koka 53),Hoti(Pasmaçiu 82),Rrapi(Sina 82),Farruku Trajner:Ditmar Bicaj
Pogradeci:Staniç,Pengu,Ivani,Lila,Zguro,Alidema(Kasmollari 60),Danladi,Raza(Berberi 80),Shkulaku(Vokrri 46),Pius,Krasniqi Trajner:Ardian Mema
Gjyqtarë:Erjon Bastari,Rejdi Zajimi,Feliks Kolleshi(Tiranë),Dorjan Maletaj(Tropojë) Delegat:Justin Bespalla(Durrës) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Me një përformacë shumë pozitive gjatë sezonit, Burreli i drejtuar nga trajneri Ditmar Bicaj, konasiderohej favorit për të kaluar pengesen Pogradecin. Por, edhe pse luante në shtëpi dhe i vlente edhe barazimi, matjanët nuk ia dolën, sepse goli i shënuar nga Krasniqi në minutën e 21-të, ia prishi planet duke i dhënë fitoren 0-1, Pogradecit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën Play Off të kategorisë së parë.
Sfida e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit nis me disa gabime nga të dyja skuadrat të cilat nuk arrijnë dot të gjuajnë në portat respektive. Rasti i parë takon Pogradecit i cili rrezikon me anë të Shkulakut por goditja e tij bllokohet në hyrje të zonës nga mbrojtja vendase.
Burreli mundohet të reagoj me anë Farrukut dhe Hotit por pa gjetur kuadratin e portës së Pogradecit. Një zbritje e shpejtë e miqve nga krahu i djathtë do të gjente të lirë mesfushorin Danladi i cili rrotullohet mjaftë mirë dhe më pas jep një asist për sulmuesin Krasniqi i cili fare pran portës gjuan fortë duke mposhtur portierin Dani.
Pas golit të dyja skuadrat mundohen të gjejnë hapësira në zonat respektive por mbrojtjet e të dyja skuadrave largojnë rrezikun nga zona. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e skuadrës së Pogradecit. Pjesa e dytë nis me Burrelin më kërkues i cili në disa momente me anë të lojtarëve:Farruku,Dedgjonaj,Zhunior,Osikel dhe Hoti shënjestrojnë portën e Pogradecit por pa ja dal të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në krahun tjetër Pogradeci mundohet me anë të Pius,Krasniqi Kasmollari dhe Danladi por rezultati ngelet i pa ndryshuar që nga pjesa e parë kur Pogradeci realizoj në minutën e 21-të. Në përgjithësi një lojë e zhvilluar mes tensionit, nervozizmit, dhe ritmit të lartë ku kryesori Bastari u detyrua të nxjer nga xhepi i tij 11 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, ndërsa në shkallët e stadiumit pati dhe ofendime nga ana e tifozëve të pranishëm. Pas 4 ndeshjeve në këtë sezon mes të dyja skuadrave Pogradeci arrin të mposht Burrelin ku në tre sfidat e kaluara kishte dal fituese skuadra e Burrelit.
Në këtë mënyrë, me fitoren e transfertës matjane, Pogradeci fiton të drejtën të luaj përballë Besës së Kavajaës, në një finale shumë interesante që ka “aromë” supriore.
Fatos Lamaj