Ceferin: “Ta bëjmë Kampionatin Europian 2032 në Turqi – Itali më të mirin ndonjëhërë”. Presidenti Duka merr pjesë në përurimin e zyrës së re të UEFA-s në Stamboll

Lexo

- Reklamë -spot_img

UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim të rëndësishëm të pranisë së saj botërore. Kjo është zyra e tretë ndërkombëtare e UEFA-s, pas atyre në Londër dhe Bruksel, dhe do të ketë një rol strategjik në përgatitjet për Kampionatin Europian “Turqi-Itali 2032”.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive në qytetin turk dhe morën pjesë personalitete të rëndësishme të futbollit dhe politikës. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me liderë të tjerë si Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe drejtues të federatave të ndryshme europiane.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ceferin vlerësoi rëndësinë e kësaj zyre të re, duke theksuar rolin kyç që ajo do të ketë në organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2032. “Ne duam të ndajmë përvojën tonë, prandaj vendosëm të hapim një zyrë këtu në bashkëpunim me Federatën Turke të Futbollit. Qëllimi ynë është i qartë: Ta bëjmë Kampionatin Europian 2032 në Turqi – Itali më të mirin ndonjëhërë”, u shpreh kreu i qeverisë së futbollit europian, duke theksuar gjithashtu kapacitetet organizative të Turqisë në eventet madhore të futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img