Apolonia-Burreli 1-1(Shënues: Maksuti 67’/ Ferruku 51’)
Apolonia zhgënjen sërish në kampionat, pasi ndalet në “Loni Papuçiu” nga Burreli në një barazim 1-1. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Ferruku kalon në avantazh miqtë, por Maksuti barazon shifrat për fierakët pak minuta më vonë.
Një tjetër rezultat zhgënjyes për Apoloninë, që nuk provon shijen e fitores prej 5 javësh në kampionat dhe tashmë e sheh veten në zonën e ulët të renditjes së Kategorisë së Parë, vetëm 1 pikë larg zonës që të çon në kategorinë inferiore.
Burreli tregon se është një kockë e fortë dhe me pikën e fituar në Fier ngjitet në kuotën e 12 pikëve në tabelën e klasifikimit.