TIRANA-BYLIS 2-2 (22′, 53′ Hila / 26′ Danladi, 80′ (p) Adili)
Tirana ka hedhur një hap të gabuar në “Arena Egnatia” dhe nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në Rrogozhinë ndaj Bylisit. Ky rezultat, i heq kryesimin bardhebluve një javë para mbylljes së kampionatit, aty ku Partizani është ngjitur në krye.
Bardheblutë zhbllokuan takimin në minutën e 22-të, falë një kundërsulmi vrasës të finalizuar me sukses nga Hila. Ballshiotët reaguan menjëherë, duke u kundërpërgjigjur me golin e barazimit. Përgjoni bëri një gabim fatal me një top të kthyer keq mbrapa, ndërsa Danladi realizoi një gol fantastik.
Episodi më i rëndësishëm i sfidës i takon minutës së 74-të, kur pas një ndërhyrje të Behiratches ndaj Kaçorrit, arbitri akordoi penallti për skuadrën nga Ballshi dhe u deshën disa minuta për konfirmimin nga VAR. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Adili. Skuadra e Shensoit u mbrojt mjaft mirë deri në fund dhe pavarësisht rasteve dhe 10 minutave shtesë, rezultati mbeti 2-2.