Friday, April 26, 2024

Bylisi sfidon Laçin në transfertë. E mund 0-1 dhe i largohet zonës së “ftohtë” të renditjes. Europa, tashmë më larg për kurbinasit

Lexo

Laçi-Bylis  0-1(Shënues: Ruçi 54’)

Bylisi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme teksa mundi pasditen e sotme, Laçin me rezultatin 0-1. Edhe pse në transfertë, mallakastriotët kanë këmbëngulur shumë për ta marrë këtë fitore, dhe ia kanë arritur në mënyrën më të mirë  me golin e shënuar nga Flamur Ruçi në pjesën e dytë.

Një fitore kjo me shumë vlerë sa i takon qëndrimit në Superiore, pasi me tre pikët e sotme të fituara në Laç, Bylis, largohet pr momentin nga zona e “ftohtë” e rrezikut të rënies në kategorinë e parë duke u ngjitur në vendin e 7-ë me 26 pikë.

Nga ana tjetër, Laçi, i cili për disa javë radhazi tejet positive, humbja e javës së kaluar me Egnatian dhe kjo e sotmja me Bylisin i zbehin dukshëm  pretendimet e kurbinave për zonën Europiane.

Madje, me 29 pikët që e rendisin në vendin e gjashtë, nëse nuk do të ketë ndryshim të situatës së pikëve, nuk është çudi që laçjanët të ripërfshihen në ethet e rënies nga kategoria Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img