Çerekfinalet e Ligës së Europës. Barcelona, Uest Hem dhe Atalanta barazojnë, fiton Braga

Liga e Evropës ka luajtur të enjten takimet e para të çerekfinaleve, duke dhuruar disa rezultate interesante. Përfaqësuesja e vetme e Italisë në këtë veprimtari, Atalanta, ka marrë një barazim 1-1 në Gjermani përballë Lajpcigut vendase. Italianët e mbyllën pjesën e parë në epërsi minimale, me një gol të Murielit, por në pjesën e dytë, skuadra gjermane ka shkuar fillimisht dëm një 11-metërsh, për të vijuar të barazojë menjëherë më pas.

Në takimet e tjera, të luajtura më vonë Eintrahti i Frankfurtit dhe Barcelona janë ndarë në barazim 1-1 në Gjermani, ashtu sikundër kanë bërë edhe Uest Hem dhe Lioni në Angli, kurse në Portugali, Braga ka mposhtur me një gol të vetëm Gllasgou Rejnxhërs.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu