Ceremoni-Euro U-17 “Shqipëri 2025” / Portugalia kurorëzohet kampione, Presidenti Duka dorëzon medaljet & trofeun

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” u përmbyll me ceremoninë zyrtare të dorëzimit të medaljeve për ekipet finaliste dhe trofeut për kampionët e Portugalisë.

Në ceremoninë e organizuar nga UEFA dhe FSHF, Presidenti Armand Duka dorëzoi medaljet për arbitrat dhe lojtarët, si dhe trofeun për skuadrën kampione.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Bjorn Vassallo, Kryetar i Komitetit të Futbollit të të Rinjve dhe Amatorëve në UEFA; Pedro Proença, President i Federatës Portugeze; Alain Marseille, kreu i delegacionit të Federatës Franceze dhe Lence Kelly, Shef i Futbollit të djemve në UEFA.

Kapiteni i Portugalisë, Rafael Quintas, u shpall lojtari më i mirë i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu