Me iniciativë të Drejtorit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Elbasan, z. Artin Kovaçi dhe me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë, z. Gentjan Llatja, për të 4-tin vit radhazi janë nderuar personalitete të shumësportëshit Elbasanas ndër vite.
Të pranishëm në këtë aktivitetet ishin ish-sportistë, trajnerë, drejtues të sportit, presidentët dhe sekretarët e federatave sportive dhe shumë dashamirës.
I ftuar special ishte Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli që në fjalën e tij ka përshëndetur këtë iniciativë të Bashkisë Elbasan, për të vlerësuar dhe nderuar të gjithë ata sportistë e trajnerë, që ndër vite i kanë dhuruar sportit në Elbasan rezultate të larta.



