Monday, November 25, 2024

Çështja “Diagne”! Senegalezi bashkohet me skuadrën të shtunën, por Plori nuk e ka në planet e tij, mund të përfundojë te Vllaznia U-21

Lexo

I shndërruar tashmë në një çështje më vete, senegalezi i Vllaznisë Fallou Diagne që u largua nga skuadra një ditë para ndeshjes me Partizanin, pasi trajneri Elvis Plori e spostoi nga formacioni, pritet t’i bashkohet kuqebluve në seancën stervitore të së shtunës.

Për hirë të së vertetës, Diagne, ka shkëlqyer në formacionin kuqeblu duke qënë ndër qëndërmbrojtësit më të mirë të Superiores, gjë që është pohuar njëzëri nga specialistët e futbollit shkodran dhe ato shqiptarë.

Megjithatë, zgjedhja e trajnerit Plori për njëmbëdhjetëshen anti-Partizan, ishte ndryshe duke e lënë senegalezin në stol. Dhe, kjo ishte e gjitha që krijoi ftohjen e Diagnes, duke mos preferuar të qëndrojë në stol në sfidën ndaj Partizanit, madje thuhet se është larguar edhe nga Shkodra.

Burimet pranë futbollistit, por edhe pranë klubit Vllaznia, bëjnë të ditur për Veriu Sport, se qëndërmbrojtësi Fallou Diagne pritet të bashkohet me skuadrën kuqeblu në seancën stervitore të paraditës së shtunë.

Por, gjithnjë nga burimet brenda klubit, thuhet se tekniku Plori nuk e ka në planet e tij Diagnen për ndeshjen me Teutën, dhe madje ai mund të përfundoi te skuadra e 21 vjeçarëve të Vllaznisë për të vazhduar pjesën tjetër të kontratës që ka me kuqeblutë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img