Tuesday, May 14, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia U20, kualifikohet në gjysëmfinalen e fazës Play Off, objektivi titulli kampion

Lexo

Ndonëse bëri një kampionat cilësor, Vllaznia në volejboll për të rritura nuk arriti të shkojë tek trofeu. Por, atë që nuk e arriti me ekipin e të rriturave, Vllaznia duket se do ta konkretizojë me ekipin e të rejave U-20, ku në finalet e fazës Play Off po bën një paraqitje shumë të mirë.

Skuadra e drejtuar nga trajnerët, Ferdinand Bardeli, Dorjan Tafa dhe Fatjet Haxhagiq, ka dominuar tërësisht në dy përballjet çerekfinale ndaj ekipit Club Albania të kryeqytetit.

Në sfidën e parë të luajtur tre ditë më parë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, skuadra kuqeblu fitoi me rezultatin 3-0. Vetë shifrat e secilit set, 25-12 i pari, 25-16 i dyti dhe 25-18, tregojnë epërsinë e dukshme të skuadrës shkodrane në këtë ndeshje të parë çerekfinale.

Vllaznia-Club Albania 3-0(25-12,  25-16, 25-18)

Formacioni i Vllaznisë: Sarah Beci, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi, Sidorela Baroti, Laura Ballçiti, Danjela Kodra, Paola Gjysha, Sara Malaj dhe Adma Mikopula. Trajner: Ferdinand Bardeli / Dorjan Tafa / Fatjet Haxhagiq

Edhe në takimin e kthimit të luajtur mbrëmjen e së premtes në Tiranë, skuadra shkodrane bëri një paraqitje shumë të mirë duke e fituar edhe këtë ndeshje me rezultatin e pastër 0-3. Por, për hirë të së vertetes, skuadra vendase Club Albania, paraqiti një lojë shumë të mirë sesa në ndeshjen e parë në Shkodër. Dhe, kjo u pa sidomos në setin e dytë, ku Vllaznisë iu desh të fitonte me pikët shtesë, 24-26, ndërkohë që dy setet e tjerë, i pari dhe i treti u fituan më me lehtësi, përkatësisht, 14-25 dhe 16-25.

Club Albania-Vllaznia  0-3  (14-25, 24-26, 16-25)

Formacioni i Vllaznisë: Sarah Beci, Edna Erkoçi, Laura Ballçiti, Paola Gjyshja, Adea Grumira, Sidorela Baroti, Sara Malaj, Adma Mikopula(U aktivizuan gjatë ndeshjes: G. Kodra, Malevija, Gjergji, A. Kodra. Trajner: Ferdinand Bardeli / Dorjan Tafa / Fatjet Haxhagiq.

Me këto dy fitore radhazi, e para në Shkodër dhe e dyta në Tirana, që të dyja me rezultat të pastër 3-0, Vllaznia U-20 është kualifikuar në fazën gjysëmfinale të fazës Play-Off duke treguar më së miri që pretendimet e kësaj grupmoshe janë për të fituar titullin kampion.

Por, më tepër se sa trofeu, e rëndësishme është se për këtë grupmoshë në Shkodër po rritet një brez cilësor dhe i tatentuar volejbollistesh të reja, të cilat shumë shpejt pritet të japin impaktin e vet pozitiv edhe në ekipin e parë. Këtu përfshihen edhe ato që janë pjejë e volejbollistet shkodrane, që për hirë të së vertetes përbëjnë bazën kryesore ekipeve kombëtare, U-16 dhe U-19

Dhe, e gjitha kjo vjen falë punës kombëngulëse dhe sistematike të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra, që nën drejtimin e presidentit Florian Zekja, që në vitin e parë të formimit, po korrë sukseset e para në fushën e lojës. Një përvojë kjo pozitive, e cila patjetër për sezonin e ardhshëm do të ketë ndikimin e vetë në rritjen e rezultateve edhe më pozitive.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img