Barazimi pa gola në Bergamo, katalanasit mposhten nga Monaco, formacioni i Diego Simeone mund Leipzig
Në ditën e parë të Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit(u aktivizua për 90 minuta) dhe Arsenali ndanë aksionet me një barazim 0-0. Në Geëiss Stadium fiton ekuilibri, me skuadrën italiane që mund të pendohet më shumë se Topçinjtë për mundësinë e humbur në minutën e 51-të nga Retegui, i cili, duke u shfaqur te pika e bardhë e penalltisë, lejoi veten të hipnotizohej nga Raya. Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentuan të zhbllokojnë sfidën, por pa fat.
Një 18-vjeçar përmbys golin e një 17-vjeçari, pas avantazhit provizor të një 22-vjeçari. Jo, nuk është një ndeshje e Ligës së të rinjve, por përmbledhja e Monako-Barcelona. Në moshën 18 vjeç e 34 ditë, George Ilenikhena u bë golashënuesi më i ri i Monacos në Champions League, duke mposhtur rekordin e një Kylian Mbappe dhe mbi të gjitha duke firmosur golin e fitores 2-1 kundër katalanasve në minutën e 71-të. Në pjesën e parë shënuan Akliouche në minutën e 16-të dhe Yamal në minutën e 28-të. Ndeshja gjithsesi u ndikua qartë nga kartoni i kuq direkt i marrë në minutën e 11-të nga Eric Garcia.
Në frymën e fundit. Në një rikthim, Atletico Madrid mundi Leipzig në Ëanda Metropolitano dhe mori tri pikët e para. Skuadra gjermane shënoi e para me Benjamin Sesko, ndërsa barazpesha u vendos nga Antoine Griezmann. Më pas, në frymën e fundit, Gimenez firmosi për 2-1.