Thursday, September 19, 2024

Champions League-Egnatia e pafat, eliminohet me penallti. Gabojnë Aleksi dhe Lushkja, rrogozhinasit vazhdojnë në Conferencë League me Vikingur

Lexo

Borac e Banja-Lukës i falet penalltive në stadiumin “Elbasan Arena” për të kaluar në raundin e dytë të Champions League, ndërsa Egnatia nuk ka fatin me vete, edhe pse ka luajtur një ndeshje të mirë. Në fakt ishte një ndeshje me tension për shkak të problemeve të krijuara në takimin e parë. Dhe Fabio Mareska, i vendosur nga UEFA, ka vendosur drejtësi në ndeshjen, që erdhi drejtpërdrejë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ndeshja është ndërprerë për dy minuta, ndërsa janë paralajmëruar tifozët e pranishëm në “Elbasan Arena”. Dhe pas rikthimit në lojë normale, Egnatia gjen golin e parë me Ibrahimoglu në të 16’, kjo pas pasimit të saktë të Ahmetajt. Mirëpo Borac ka barazuar në të 30’, ndërsa Lukiç përballë Sherrit nuk ka falur.

Në pjesën e dytë atëherë kur të gjithë mendonin se po shkonte drejt barazimit vjen Xhoel të shënojë golin e dytë në të 82’, pas pasimit të Aleksit. Në kohën shtesë asgjë për t’u thënë me përjashtim të daljes me karton të kuq të trajnerit të Borac Zizoviç në të 94’.

Tek gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë gabon Aleksi që në të parën dhe më pas Lushkja dhe në përfundim 4-1 për Borac, që në raundin tjetër luan me Paok Selanik. Kurse Egnatia vijon në Conferencë League në raundin e dytë me islandezët e Vikingur Rejkjavik.

Fatmir POPJA-Elbasan

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img