Në Champions League, Barcelona-Inter 3-3 në ditën e katërt të Grupit C, një sfidë që erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Një barazim i hidhur, por thelbësor për zikaltërit e Simone Inzaghit që shohin 1/16; do të mjaftojë të mposhtin Viktoria Plzen për të kaluar. Në Camp Nou gjithçka nisi me avantazhin e Barcelonës të nënshkruar nga Dembélé në të 40′, të rikuperuar nga Barella dhe Martinez midis 50′ dhe 63′. Në finale, Leëandoëski shënoi 2-2 në minutën e 82-të, por Gosens riktheu Interin në avantazh në minutën e 89-të para golit të ri të barazimit të qendërsulmuesit polak në minutën e 92-të. Një minutë më vonë ishte Asllani që kishte në këmbë golin e avantazhit, por gaboi në finalizim.