Rikthehet Champions League me sfidën që do të vendosë për finalisten e parë, e martë 3 maj, Villarrealit përballë Liverpool. Shumë pritje për të zbuluar se kush do të jetë finalisti i parë, me të kuqtë që padyshim kanë favorin e suksesit 2-0 në ndeshjen e parë në Anfield Road. Një sipërmarrje e vështirë për Villarrealin, edhe nëse rruga e spanjollëve në tokën evropiane nuk mund ta bëjë Klopp të flejë i qetë, duke pasur parasysh sloganin ‘Vrisni të mëdhenjtë’ që fituan pasi mposhtën Juventusin dhe më pas kampionët e Gjermanisë, Bayern. Spanjollët mund të mbështeten në dyshen e sulmit Gerard Moreno-Danjuma ndërsa britanikët në treshen shkatërruese Salah-Mané-Diaz.
Villarreali ka humbur dy nga tre ndeshjet kundër Liverpoolit në garat evropiane. Fitorja e vetme u arrit në gjysmëfinalen e Europa League 2015/2016, 1-0 me golin e minutës së fundit të Adrian Lopez.
Pas fitores së ndeshjes së parë, Liverpool mund t’i fitojë të dyja ndeshjet kundër një kundërshtari spanjoll. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte vetëm hera e dytë në historinë e tyre që nga fitorja e dyfishtë kundër Real Madridit në Champions League 2008/2009.
Nëse e kalon raundin, Liverpool është gati të luajë finalen e dhjetë në kupat evropiane dhe do të jetë skuadra e katërt (pas Real Madrid, Bayern dhe Milan) që arrin dopio shifra.
Sulmuesi i Villarreal, Danjuma, ka shënuar 6 gola dhe një asist në këtë Champions League. Lojtari i fundit holandez që bëri kaq mirë ishte Robben me Bayern në sezonin 2013/14 (katër gola dhe katër asistime).
Sadio Mané ka shënuar 14 gola për Liverpool në fazën eliminatore të Champions, duke përfshirë dhe golin kundër Villarreal në ndeshjen e parë. Ai tani është vetëm një gol larg barazimit me Frank Lampard si lojtari që ka shënuar më shumë gola për një skuadër angleze në këto ndeshje në kompeticion (15 për Chelsean).
FORMACIONET E MUNDSHME
VILLARREAL- LIVERPOOL
VILLARREAL (4-4-2): Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñan; Yeremi Pino, Capoue, Parejo, Lo Celso; Gerard Moreno, Danjuma. Trajner: Unai Emery
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mané, Diaz. Trajner: Klopp