Sunday, November 24, 2024

Chelsea i kushton vëmendje Armando Brojës

Lexo

Një analizë e paraqitjes së sulmuesit kuqezi pas ndeshjes me Italinë

Nuk i uroi fat, ashtu siç bëri me të tjerët, kur u zbuluan emrat që do të mernin pjesë në Euro 2024, por i kushton një artikull të gjatë pas ndeshjes së parë.

Chelsea i ka kushtuar një moment sulmuesit kuqezi, Armando Broja pas ndeshjes së luajtur në Dortmund përballë Italisë, duke analizuar paraqitjen e tij.

Dihej që do të ishte gjithmonë një dëtyrë e vështirë për Shqipërinë që të shkaktonte tronditjen e parë të turneut kur u përball me kampionët në fuqi të Evropës, Italinë në ndeshjen e tyre hapëse dhe përfundimisht iu nënshtruan presionit italian, pavarësisht se morën një epërsi të papritur.

Armando Broja udhëhoqi linjën si sulmuesi qendror i Shqipërisë, duke bërë paraqitjen e tij të parë konkurruese për vendin e tij që nga Liga e Kombeve të vitit 2022, pasi kishte humbur të gjithë fushatën kualifikuese për shkak të dëmtimit. Ish-mesfushori i Chelseat, Jorginho ishte në skuadrën e Italisë.

Kishte një prezencë të fortë shqiptare brenda stadiumit të Dortmundit dhe nuk u desh të prisnin gjatë për të festuar. Një hapje e pabesueshme e ndeshjes pa Shqipërinë të kalonte në epërsi shokuese, duke ndëshkuar një gabim në mbrojtje të Italisë që në minutën e parë.

Rivënia e gabuar e Federico Dimarco-s u rrëmbye në zonë dhe Nedim Bajrami goditi në këndin e sipërm në shtyllën e afërt, për t’i dhënë Shqipërisë një fillim ëndrrash në Euro 2024. Me vetëm 23 sekonda, ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian.

Epërsia e tyre doli të ishte jetëshkurtër, megjithatë, pasi Italia i barazoi gjërat pas 10 minutash, kur Alessandro Bastoni shënoi me kokë në krosimin e Lorenzo Pellegrinit. Pesë minuta më vonë, italianët kaluan në epërsi, me një gjuajtje të Nicolo Barella nga afër zonës.

Roli i Brojës tani dukej të ishte vendimtar, duke përdorur ritmin dhe fizikun e tij në kundërsulm, siç ishte e qartë kur Pellegrini mori kartonin e parë të verdhë të lojës për një faull cinik për të parandaluar sulmuesin të shpërthente në të majtë. Atij iu dha shumë pak për të punuar, megjithatë, pasi Italia dominonte topin gjatë gjithë kohës, duke e lënë Shqipërinë të falenderonte për disa pritje portierin, Thomas Strakosha për të ruajtur deficitin në një gol deri në pushim.

Broja vazhdoi të ishte një vrapues i gatshëm dhe dukej i vetmi për të bërë diçka në pjesën e dytë, siç tregohet kur një tjetër italian, Riccardo Calafiori, u ndëshkua për tërheqjen e numrit 11, megjithëse Armando mori gjithashtu një karton të verdhë për reagimin e tij.

Kjo shfaqje zhgënjimi përmblodhi pjesën e mbetur të lojës për Shqipërinë dhe Brojën, pasi ata e gjetën Italinë një arrë shumë të vështirë për t’u thyer. Ishtei 2-1 kur Broja u zëvendësua me 15 minuta të mbetura dhe kështu qëndroi.

Nga këtu nuk bëhet më e lehtë për Shqipërinë, e cila tani përballet me Kroacinë në orën 13:00 të mërkurën e 19 qershorit, përpara se të përfundonjë fazën e grupeve kundër Spanjës në orën 21:00 të hënën e 24 qershorit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img