Chelsea i trajnerit Potter e nisi vitin me një barazim, i cili nuk shkoi përtej 1-1 në fushën e Nottingham. Pjesa e parë është pothuajse tërësisht blu. Chelsea ka një ritëm të mirë, por mbi të gjitha shumë teknikë, në emër të Mount, Pulisic dhe Sterling. Ishte sulmuesi anglez, më parë i City dhe Liverpool, ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të, duke dërguar në rrjetë një top të përplasur në traversë pas devijimit të Boly.
Megjithatë, të besduarit e Potter nuk arrijnë të zgjerojnë diferencën dhe skuadrat kthehen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë ishte një histori krejt tjetër, dhe një Nottingham Forest i rigjeneruar për nga intensiteti, gjeti barazimin në minutën e 63-të me Aurier.
Miqtë shtyjnë përpara dhe në çerekun e fundit tentojnë të marrin tri pikët, por skuadra e Steve Cooper qëndron e palëkundur deri në fund. Chelsea që është ende larg zonës së Champions League, ngec në vendin e tetë (25 pikë, së bashku me Fulham). Një pikë thelbësore për Nottingham që ngrihet në 14 pikë dhe kap Ëest Hamin në vendin e 17-të.