Ka luajtur në fushë për shumë minuta, madje këtë radhë ndaj Islandës me shiritin e kapitenit në krah. Në momentin e ndërrimit e la skuadrën në avantazh 1-0, por fundi i takimit me pësimin e atij goli në minutën e 97-të e ka traumatizuar Sokol Çikalleshin, i cili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes është i mendimit se kjo kombëtare duhet ndryshuar, dhe nëse është e nevojshme, duke filluar nga ai i pari.
“Nuk ka mundësi, jemi të shokuar, nuk e di. Të pësojmë gol në minutën e fundit, është një moment “JO”, përballë një ekipi me 10 veta. I kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve, përgjegjësia është e jona. Jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë, se kush dhe çfarë duhet të ndryshojnë janë njerëz përkatës. Golat në minutat e fundit janë një sëmundje e vjetër. Unë sot kisha shiritin e kapitenit për herë të parë në krah, unë mbaj përgjegjësinë. Jam shumë dakord, që për të ndryshuar gjërat të mos jem pjesë e Kombëtares. Dua që të gjithë të ndihen të lumtur kur të shikojnë kombëtaren jo në këtë pikë. Ne kemi punuar për t’i bërë gjërat siç duhet, rezultatet tregojnë shumë, lenë për të dëshiruar. Unë i marr përgjegjësitë e mia, Kombëtarja duhet të ndryshojë, nuk mund të vazhdojmë gjithmonë kështu. Përgjegjësia është e të gjithëve dhe pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo. Ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar edhe për faktin në çfarë gjendje ishin. Gjërat duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të ndryshojmë e kush. Meqë kisha shiritin mund të them që vetëm që kombëtarja të jetë ku duhet, nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë marr përgjegjësitë e mia. Se çfarë duhet të ndryshojë e kush, këto duhen analizuar. Vetëm një ndjesë e madh për të gjithë ata tifozë e ata që na kanë parë me kombëtaren.”, u shpreh për TV Klan Sokol Çikalleshi menjëherë pas ndeshjes Shqipëqri-Ismaldë e mbyllur në barazim 1-1.