Friday, April 19, 2024

Emocionuese! Sot në Koplik janë mysafir kampionët bardheblu. Kupa e Shqipërisë. Sot ora 15:00, 6 ndeshjet e fundit të turit të parë, mes tyre edhe Veleçiku-Tirana

Lexo

Veleçiku i Koplikut që aktualisht luan në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së dytëtë futbollit shqiptar, sot pret si vizitor ekipin kampion të Shqipërisë. Koplikasit e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli eleminuan në turin para eleminator Murlanin duke e mundur 3-0 dhe tashmë kalendari e ka vënë përballë Tiranës. Ndeshja, e cila do të luhet në fushën sportive “Duli” po pritet me shumë interes dhe emocion nga tifozëria vendase, e cila parashikohet të jetë e shumtë në numër.

Natyrisht që diferencat në fjalë në kampet respektive nuk kanë nevojë për koment, por historia ka treguar që në kësisoj përballjesh të tureve të para, skuadra të vogla kanë arritur të eleminojnë skuadra me emër të futbollit shqiptar.

Shembulli më tipik është Ada e Velipojës, kur vite më parë eleminonte Partizanin, por edhe Dinamon nga Kupa e Shqipërisë.

Një gjë të tillë e ka përsëritur edhe Besëlidhja e Lezhës prej nga vjen edhe trajneri i sotëm i Veleçikut, Dritan Smajli, futbollist që më herët ka bërë karriere me Vllazninë duke u shpallur edhe kampion.

Ardhja në krye të Veleçikut këtë sezon futbollistik për Smajlin ka si qëllim dhe mission rikthimin e kësaj skuadre në kategorinë e parë, por që Kupës së Shqipërisë po mundohen t’i marrin më të mirën, ndeshje këto që ndikojnë në karikimin e skuadrës për vazhdimësinë.

Megjithatë, sa i përket përballjes me Tiranën, edhe pse është i vetëdijshëm për diferencat mes skuadrave, Smajli thotë se Veleçiku nuk do të dorëzohet.

“Kuptohet që Kupa është e vështirë, ne e kaluam turin e paraeleminator ndaj Murlanit, por tani na pret një klub shumë i madh si Tirana. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ne do të dorëzohemi, kjo nuk diskutohet. Unë kam një eksperiencë shumë të mire me ekipin e Besëlidhjes, ku mbylla dhe karrierën. Ne ishim në kategori të parë dhe kemi mposhtur skuadra të superiores dhe kemi shkuar deri në gjysmëfinale. Dihen diferencat e skuadrave, por ne do të bëjmë më të mirën.”, shprehet Smajli në këtë pragndeshje.

Ndërkohë, i pyetur për objektivat konkretë të Veleçikut, Smajli përgjigjet:”Unë kam ardhur me dëshirën më të madhe nga fakti që jam nga këto zona edhe nga fakti që me kryetarin e bashkisë, zotin Tonin Marinaj, jemi miq. Kjo gjë ma thjeshtësoi edhe më tepër punën. Këtu kam gjetur një ambjent të jashtëzakonshëm, një staf drejtues shumë të mirë. Gara nuk ka filluar akoma, fjalët e mira do të thuhen kur të arrihet objektivi që të bëhet më e mira e mundshme, që të jemi pretendentet kryesorë për t’u ngjitur një kategori më lart. Kjo do të jetë mirë për të gjithë Malësinë e Madhe, por do të jetë mirë edhe për Shkodrën.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img