Sunday, November 24, 2024

Çiklizëm-Gara e Ditës së Verës në Elbasan. Fitues për kadet Gjoni i Flamurtarit, të rinj Limaja i Studentit, elitë Hysa i Teutës

Lexo

Gara e Ditës së Verës jep startin e veprimtarive të dyrrotakëve për vitin 2024

Çiklizmi shqiptar ka nisur aktivitetet e vitit 2024. Gjithçka ka startuar nga Elbasani, teksa kjo veprimtari e parë e dyrrotakëve ishte në kuadrin e festimeve të Ditës së Verës. Është pedaluar për kadetë, të rinj, Elitë dhe U-23, si dhe për të rritura.

Për kadetë itinerari ishte Elbasan – Belsh – Elbasan, kurse për të rinj dhe elitë e U-23 Elbasan – Dëshiran deri pranë ndarjes me Kuçovën dhe kthim. Në fund fitues për kadet ishte Skerdi Gjoni i Flamurtarit. Për të rinj Alket Limaja i Studentit, kurse për elitë dhe U-23, Enri Hysa i Teutës.

Madje Teuta e Dashamir Ramës do të dominonte dhe garën e të rriturave, teksa fitues ishte Marsela Luzi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ishte i kënaqur me organizimin e pjesëmarrjen.

“Gjithmonë Elbasani ka qenë shembull me Drejtorinë e Qarkut. Asnjëherë nuk na ka ndodhur asnjë lloj aksidenti në të gjitha aktivitetet që ne kemi bërë në këtë qytet”, ka nënvizuar presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.  

Në fund dhe fjala e disa nga protagonistëve të kësaj gare të parë të çiklizmit

“Premtoj që të gjitha garat që do të bëhen kam për t’i fituar. Të marrë bluzën e fituesit dhe të shpallem kampion”, thotë Skerdi Gjoni.

“Me këtë stërvitje që kemi bërë dhamë këtë rezultat këtu në Elbasan në Ditën e Trofeut të verës”, përfundoi Enri Hysa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img