Daugavpils 2 – 4 Vllaznia (Williams 33, Diallo 35′ / Mensah 22’, Yago 46′, Dodaj 74′, Mala 87′)
Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Skuadra shkodrane ka eliminuar nga gara skuadrën e Daugavpils me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Shkodranët e nisën ndeshjen me shumë dëshirë dhe kaluan në epërsi me Mensah në minutën e 22-të. Gjithsesi, vendasit nga Letonia reaguan dhe përmbysën llogaritë brenda fraksionit. Uilliams barazoi shifrat, ndërsa Dialo dërgoi në festë tifozërinë. Një e majtë e Jagos në të 46-tën riktheu shpresën e Vllaznisë.
Në pjesën e dytë të besuarit e Edi Martinit u vendosën në kërkim të golit dhe e gjetën atë çerek ore para fundit me Dodaj. Goli i kualifikimit për Vllazninë erdhi në fund dhe mban firmën e Esat Malës.