Çmenduri në fushë. Vllaznia me 6 gola përmbys gjithçka dhe në turin tjetër të kualifikuesve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Daugavpils 2 – 4 Vllaznia (Williams 33, Diallo 35′ / Mensah 22’, Yago 46′, Dodaj 74′, Mala 87′)

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Skuadra shkodrane ka eliminuar nga gara skuadrën e Daugavpils me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Shkodranët e nisën ndeshjen me shumë dëshirë dhe kaluan në epërsi me Mensah në minutën e 22-të. Gjithsesi, vendasit nga Letonia reaguan dhe përmbysën llogaritë brenda fraksionit. Uilliams barazoi shifrat, ndërsa Dialo dërgoi në festë tifozërinë. Një e majtë e Jagos në të 46-tën riktheu shpresën e Vllaznisë.

Në pjesën e dytë të besuarit e Edi Martinit u vendosën në kërkim të golit dhe e gjetën atë çerek ore para fundit me Dodaj. Goli i kualifikimit për Vllazninë erdhi në fund dhe mban firmën e Esat Malës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dy gola në Laç, vendasit debutues barazojnë 1-1 me Elbasanin pretendent

Laçi-Elbasani 1-1(Shënues:Cena 85/Hebaj 57(11-m)) Laçi:Guri,Samuel(Gamara 62),Stafa,Kurti,Azizi,Bibo,Nerguti(Nerguti 85),Ajazi(Tola 46),David(Cena 68),Traore,Kalaj Trajner:Qatip Osmani Elbasani:Aleksovski,Mateso(Lila 46),Lulaj,Gjini,K.Kasa,Abas,A.Kasa(Deliu 46),Tresa,Boriçi(Diallo 58),Nikaj(Lleshi 67),Hebaj(Mazari 58) Trajner:Ivan Gvozdenoviç Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Fatmir...
- Advertisement -spot_img