Friday, April 19, 2024

Çmimet për “Më të Mirët 2022”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mesazh publik për mbarëvajtjen e aktivitetit!

Lexo

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2022”, organizuar mbrëmjen e së premtes dhe i cilësuar si momenti kulmor i një viti kalendarik ku u vlerësuan protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, ka lënë të kënaqur kreun e këtij institucioni, presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili padyshim që ka meritën kryesore për gjithçka është arritur nga ky institucion në një vitë e më gjërë. Në mesazhin publik të përcjellë në rrjetin social, presidenti Duka, shfrytëzon rastin të përcjellë falenderimet e rastit.

“Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2022” mblodhi sot në Teatrin e Operas dhe Baletit yjet e futbollit shqiptar, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushë përgjatë vitit 2022.

Dua të falënderoj të gjithë të ftuarit specialë, e veçanërisht Ministren e Arsimit e Sportit, Evis Kushi, ish-yllin e Francës, Kristian Karembë, Presidentin e FFK-së, Agim Ademi, dhe të gjithë personalitetet e tjera për prezencën në këtë mbrëmje të veçantë për futbollin shqiptar.

Një mbrëmje ku vlerësuam më të mirët e një sezoni, pasi ne besojmë se krijojmë modele frymëzuese. Loja jonë, padyshim më e bukura në glob, ashtu siç është garë e konkurrencë, është edhe edukim e bashkim.

Yjet tanë të futbollit janë shembuj suksesi, e duhet të jenë po ashtu motivim për çdo të ri e të re, që do të arrijë majat. Janë djem dhe vajza që kanë arritur këtu me punë të madhe, sakrifica të përditshme, me mund e me djersë e duke pasur besimi tek vetja. Cilësi këto që na duhen të gjithëve për të arritur rezultate. Janë cilësi të kampionëve.

Urime fituesve! Urime më të mirëve!”, shprehet presidenti i FSHF-së, Armand Duka në mesazhin e tij, shoqëruar edhe me disa prej fotove pikante të aktivitetit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img