Monday, November 25, 2024

Colella: “Jam shumë i lumtur, kampionat i rivalizuar. Kjo eksperiencë në Shqipëri më ka ndihmuar shumë”

Lexo

Giovanni Colella u shpreh shumë i emocionuar pas fitores së titullit kampion:

“Emocioni? Në këtë moment nuk kam një ide se si ndihem. Do ta them pak më vonë por jam shumë i lumtur.

Kampionati? Ishte i rivalizuar dhe i mirë. Ishin të gjitha në lojë dhe kampionatet e ekuilibruara janë të mira.

Titulli? Kemi pasur shumë momente të mira dhe jo të mira por duhen menaxhuar këto situata. Në janar ishim jo mirë. Shumë nuk besonin se kjo skuadër mund të fitojë sepse në shumë vite nuk ka fituar shumë tituj dhe me këtë doja që me lojë fjalësh, të mbroja lojtarët.

Një trajner italian që fiton titullin? Kam thënë shpesh që në ecurinë time më kanë ndihmuar shumë persona si Marini. Të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpi dhe më ka ndihmuar. Mendoj se kjo eksperiencë në Shqipëri më ka ndihmuar shumë. Të gjithë lojtarët i kemi nën kontratë. Mendoj se jemi ndër të paktat që do të kemi kontingjent të plotë edhe sezonin e ardhshëm. Mund të ketë lëvizje por të vogla. Klubi ka bërë një punë shumë të mirë.

Përforcim për Europën? Mendoj se mund të ketë ndonjë ardhje por ekipin e kemi të plotë.

Largimi në Itali? Kam dy vjet që nuk e takoj vëllanë tim dhe do ta takoj të martën. Kjo është arsyeja e vetme që do të iki dhe ka qenë një vit shumë i gjatë e meritojmë pak pushime sepse do të grumbullohemi për Championsin”, u shpreh Kolela për “Oversport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img