Monday, November 25, 2024

Conference League-Roma dhe Fejnord, finalistet e 25 majit në Tiranë

Lexo

Roma-Fejnord është finalja e Conference League, që do të luhet me 25 maj në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Roma mundi 1-0 Leicesterin në ndeshjen e dytë të Conference League dhe kualifikohet në finale. Mourinho e kthen skuadrën në aktin final të një kompeticioni evropian pas 31 vitesh.

Verdhekuqtë, pas 1-1 nga ndeshja e parë, e zhbllokuan sfidën në 11′ me një goditje të Abraham, më pas luftuan për të krijuar mundësi të tjera, vuajtën veçanërisht në finale, por rrezikuan shumë pak dhe fituan me meritë aktin final në këtë kompeticion.

Misioni u krye: pas 31 vitesh agjërim Roma rikthehet për të luajtur një finale evropiane. Shfaqja, duhet thënë, ishte më shumë në tribunat e Olimpico sesa në fushë, por djemtë e Mourinhos patën meritën që e trajtuan ndeshjen në mënyrën e duhur, duke e zhbllokuar atë falë bomberit të tyre dhe më pas i rezistuan sulmeve të kundërshtarit.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, atë mes Olimpik të Marsejës dhe Fejnordit gjithçka u mbyll në barazim 0-0. Holandezëve u mjaftoi fitorja 3-2 në ndeshjen e parë për të siguruar biletën për në “Air Albania” më 25 maj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img