Ndeshja e kthimit e turit të parë të “Conference League”, Vllaznia-NK Siroki Brijeg, luhet të enjten e ardhshme me datë 15 korrik. Nisur nga interesimi që ka nga ana e tifozëve shkodranë për të ndjekur këtë ndeshje, KF Vllaznia njofton zyrtarisht se shitja e biletave për këtë ndeshje fillon ditën e hënë. Sipas njoftimit në fjalë, biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit nga ora 10:00 deri me 14:00 paradite dhe 17:00 me 20:00 pasdite, por edhe online.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Klubi i Futbollit Vllaznia nuk ka arritur të sigurojë një leje të posaçme nga autoritetet shetërore për të pasur në dispozicion të gjithë hapësirën e mundshme të ”Loro Boriçit”, prandaj stadiumi do të jetë i hapur deri në 30% të kapacitetit, pra për rreth 5 mijë tifozë.
Çmimet e biletave sipas kategorive përkatëse:
Zona VIP – 5.000 lek
(përfshihet kateringu dhe shërbimi në poltron)
Zona COMFORT – 1.000 lek
tribuna A dhe B
Zona STANDARD – 600 lek
tribuna D1 D2 D3 D4
Zona SOCIAL – 300 lek