Saturday, May 18, 2024

“Conference League”, Vllaznia-NK Siroki Brijeg, të enjten e 15 korrikut në “Loro Boriçi”, klubi kuqeblu fillon shitjen e biletave të hënën

Lexo

Ndeshja e kthimit e turit të parë të “Conference League”, Vllaznia-NK Siroki Brijeg, luhet të enjten e ardhshme me datë 15 korrik. Nisur nga interesimi që ka nga ana e tifozëve shkodranë për të ndjekur këtë ndeshje, KF Vllaznia njofton zyrtarisht se shitja e biletave për këtë ndeshje fillon ditën e hënë. Sipas njoftimit në fjalë, biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit nga ora 10:00 deri me 14:00 paradite dhe 17:00 me 20:00 pasdite, por edhe online.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Klubi i Futbollit Vllaznia nuk ka arritur të sigurojë një leje të posaçme nga autoritetet shetërore për të pasur në dispozicion të gjithë hapësirën e mundshme të ”Loro Boriçit”, prandaj stadiumi do të jetë i hapur deri në 30% të kapacitetit, pra për rreth 5 mijë tifozë.

Çmimet e biletave sipas kategorive përkatëse:

Zona VIP – 5.000 lek

(përfshihet kateringu dhe shërbimi në poltron)

Zona COMFORT – 1.000 lek

tribuna A dhe B

Zona STANDARD – 600 lek

tribuna D1 D2 D3 D4

Zona SOCIAL – 300 lek

tribuna C1 C2 C3 C4 C5 / E1 E2 E3 E4 E5

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img