Thursday, November 21, 2024

Covid 19 prek ekipet kombëtare U-21 & U-19/ Ismajlgeci dhe Çipi dalin pozitiv dhe largohen nga grumbullimi

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës ndaj Andorrës dhe Sllovenisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti shqiptar që luan tek ekipi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci është larguar nga grumbullimi ditën e sotme pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke mos qenë kështu i gatshëm të luajë për Kombëtaren U-21 në dy ndeshjet e ardhshme zyrtare. Pas rezultimit të Ismajlgecit pozitiv, në bazë të protokollit sanitar, lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve me tampon, por me përjashtim të lojtarit të Tiranës, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Shqipëria e 21-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e tretë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ndaj Andorras, më 7 tetor ndërsa katër ditë më vonë do të luajë kundër Sllovenisë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi vijon prej tre ditësh përgatitjet, teksa sot është stërvitur në stadiumin e Egnatias.

Gjithashtu, një tjetër futbollist i ekipeve të moshave të Kombëtares ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për Mateo Çipin, lojtari kuqezi i cili ishte në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Armando Cungu në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi. Kësisoj, pas daljes pozitiv Çipi nuk është bashkuar me kuqezinjtë.

Çipi është larguar nga grumbullimi në vendin fqinj, ku kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet që nga dita e hënë. Ndeshja e parë e skuadrës së drejtuar nga Cungu do të luhet më 8 tetor, ndërsa miqësorja e dytë do të zhvillohet më 12 tetor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img