Sunday, July 6, 2025

Cristiano Ronaldo dhe Salah, kritika të shumta për mungesën në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Jota

Lexo

Mungesa e Cristiano Ronaldo dhe Salah në Gondomar ditën e djeshme është kthyer në një çështje kombëtare në Portugali. Mungesa e sulmuesit luzitan ka bërë edhe më shumë përshtypje edhe pse nëpërmjet palëve të treta ai është “justifikuar” duke thënë se nuk kishte qenë në ceremoninë e varrimit pasi nuk donte që të rrëmbente vëmendjen e kamerave në një moment kaq delikat për familjen e Jota-s.

Gazetari portugez Antonio Ribeiro Cristovao la të kuptohej se pak e kishin kuptuar zgjedhjen e Cristiano Ronaldo-s: “Ai është kapiteni i Portugalisë. Shumë prisnin se do të ishte prezent”.

Edhe komentatori sportiv Pedro Fatela ishte kritik karshi sulmuesit të Al-Nassr duke thënë: “Në ditët në vazhdim do të dëgjojmë arsyen e mungesës së tij. Ai është kapiteni i Portugalisë”.

Ndërkohë që sipas gazetës të Ishujve Baleare, “Ultima Hora”, ish-sulmuesi i United është parë në një jaht prej 5.5 milionë stërlinash në brigjet e ishullit të Majorkës.

Motra e Cristiano Ronaldo-s, Katia Aveiro u përgjigj kritikëve nëpërmjet një postimi në Instagram: “Kur humbëm babain, përveç dhimbjes që kishim na u desh që të bënim llogaritë edhe me valën e madhe të kamerave që ishin prezent në varrim”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img