Sunday, September 22, 2024

Cungu: “Të dy golat e Egnatias ishin dhuratë e jona. Kishim mundësi të bënim më shumë”

Lexo

Laçi nuk ia del të thyejë ‘tabunë’ rrogozhinase teksa mposhtet sërish nga Egnatia me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes trajneri Armando Cungu dha prononcimin e tij për RTSH Sport:

“E nisëm mirë, me agresivitet. Pas shënimit të golit nga ne, ndeshja foli për Laçin. Me pak kujdes mund të bënim më shumë. Në pjesën e dytë pati më shumë ekuilibritet. Të dy golat e Egnatias ishin dhuratë e jona, aksidentale. Mund të evitoheshin.

Nuk kishim ç’të prisnim më tepër, prishëm pak ekuilibrat prapa për të bërë më tepër përpara. Futbolli i tillë është, rezultati më i drejtë do të ishte barazimi.

Gabimet në mbrojtje? Opeh ka pak ditë me ekipin dhe do kohë të jetë gati pltoësisht. Kualiteti i kundërshtarëve të vë në vështirësi. Lleshi bëri shumë mirë para mbrojtjes dhe më pëlqeu edhe pse nuk është pozicioni i tij tipik.

Kishim mundësi të bënim më shumë edhe pse rrezikuam. Ndryshuam modul duke shkuar me 2 apo 4 sulmues përpara për të bërë diçka më tepër. Nuk kishim alternativa të tjera pasi na mungonin 4 lojtarë.

Ekipi m’u përgjigj mirë në fund dhe lojtarët e rinj më pëlqyen. Shpeshherë trajnerët bien pre duke mos i futur të rinjtë pasi janë të vegjël, por duhet t’u besojmë më shumë pasi kualiteti është dhe na ndihmojnë të shkojmë përpara.

I patëm 2-3 mundësi shumë të pastra pas gabimeve të kundërshtarit, por ata kanë cilësitë për t’i realizuar ndërsa ne nuk e bëmë. Kishim mundësi reale për të dalë të paktën me një barazim. Shpresoj të gjejmë rrugën e duhur në vazhdim. Lojtarët duhet të kuptojnë që ka filluar kampionati.

Ujka? Ka kërkuar që për momentin nuk është gati të luaj futboll. Kur një lojtar shprehet kështu, sigurisht nuk ka vend në ekip. Duhet të kuptojë që është në kontratë me ekipin dhe duhet të paraqitet e të kontribuojë pasi kjo është pejsë e futbollit”, tha Cungu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img