Friday, November 22, 2024

Daja i pakënaqur me rezultatin, por vlerëson reagimin e Partizanit në pjesën e dytë, thumbon Vllazninë për vonesën e lojës…

Lexo

Është larguar me humbje nga Shkodra, dhe natyrisht që është i pakënaqur nga rezultati. Pasi, sipas tij, gjatë pjesës së dytë Partizani pati epërsinë e duur që duhej të kontretizohej me një gol në portën kuqeblu. Përpos kësaj, gjatë prononcimit të dhënë pas ndeshjes, trajneri i të kuqve, Ilir Daja, nuk nguron të thumbojë Vllazninë duke reaguar për mungesën e topave që ndikuan në vonesen e lojës.

“Ka qenë një pjesë e parë jo në nivelin e duhur. Kemi filluar mirë pjesën e dytë ku kemi patur gjatë gjithë lojës nën presion lojën. Po të flasim për ato 20 minuta nuk i shkon Vllaznisë një gjë e tillë pasi nuk e di nëse janë bërë 7-8 minuta lojë pasi nuk kishte as topa. Pas daljes me të kuq të Krymit, u zhdukën të gjitha topat dhe kur ulet ritmi është e vështirë dhe kjo nuk i shkon një skuadre si Vllaznia.

“Stenio Junior punon shumë dhe është pika e referimit, është dhe shumë altruist e duhet t’i shërbejmë më shumë atij. Në pjesën e dytë, kishte raste dhe lojtarët duhet ta nxjerrin para porte Juniorin siç bënë ai me të tjerët. Do të thoja që ne edhe pse kemi lojtarë të rinj në fushë dhe në stol, bëjmë presing lart. Kishim dy ditë për të përgatitur këtë ndeshje, ne kishim përdorur strategji që Vllaznia të mos e niste lojën nga poshtë. Thyerja e aksioneve u bë shumë mirë, nuk jam dakort nëse thoni që nuk kishim aksione pasi vetëm Mala doli 3 herë para porte.

Vllaznia ngeli me 10 lojtarë pas presionit tonë. Te momenti i golit, linja e mbrojtjes nuk lëvizi mirë pasi dihet që lëvizja duhej të bëhet diagonale që Gurishta të mos gjuante deri në portë. Këtë gjë e punojmë, por edhe kundështari e punon. Nuk është problem i madh kur pëson gol nga goditje të tilla. E mbajtëm Vllazninë 50 minuta në gjysmëfushën e tyre dhe të bënte atë faull taktik. Kjo ishte për presionin tonë dhe jo për shkak të dy kartonave të verdhë. E treguam pjesën e dytë që dimë të reagojmë, por në futrboll duhet të shfrytëzosh rastet që ke.

Në lidhje me zëvendësimet, ne i bëmë pasi kaluam me 4 sulmues në minutat e fundit. Nuk ishte probleme te mbrojtësit pasi po të fusnin një sulmues të 5 do të ishte në trafikun e lojtarëve të Vllaznisë. Duhet të ishim më të qetë pasi kërkuam të luanim me krosime kur dihet që lojtarët e Vllaznisë janë të mirë në lojën në ajër. Krosimet nuk duhe të vinin në zonë, por në fundore siç u fut Mala që mund të kishte pasur te shtylla e dytë. Nuk është në karakteristikat e lojtarëve tanë anësorë kjo lojë me krosime.

Nëse nuk do të ishim prezent në lojë do kishim dëm psikologjik. Vllaznia është një nga pretendentët për titull dhe të luash në Shkodër në gjysmëfushën e Vllaznisë për të barazuar në fillim e për të fituar, besoj se nuk do të ndikoj për keq. Nuk besoj se ndonjë skuadër tjetër e ka mbajtur Vllazninë në gjysmëfushën e tyre”, tha trajneri i të kuqve, Ilir Daja pas ndeshjes, Vllaznia-Partizani, e fituar nga Vllaznia me rezultatin 1-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img