Thursday, April 25, 2024

I dha fitoren Vllaznisë, Latifi i kënaqur që po shënon dhe kontribuon në fitoret e skuadrës

Lexo

Ndonëse, akoma nuk është në parametrat e duhur fizik, për shkak të një dëmtimi që ka pasur që në fazën përgatitore, me lojën cilësore dhe golat përcaktues që po shënon nga ndeshja në ndeshje, Liridon Latifi, duhet thënë se ka ardhë në një formë shumë të mirë sportive. I tillë ka qënë edhe në përballjen e së mërkurës ndaj Partizanit për javën e 12-të të Superiores, ku me golin e shënuar në minutën e 28-të i dha fitoren tre pikëshe Vllaznisë.

“Po ambjentohem shumë mirë. Jemi duke bërë ndeshje kompakte dhe kjo ka rëndësi. Ne kemi punuar gjithë kohës. I bëj thirrje tifozëvë që të na përkrahnin deri në fund. Mendoj që duhet të mbyllnim ndeshjen kur ishim me 11 lojtarë. Jam i kënaqur personalisht për atë që kam dhënë në fushë.”, tha fillimisht Latifi, në prononcimin e dhënë për Supersport.

Ndërkohë, më pas duke folur për mediat e tjera, lokale dhe kombëtare, ai shprehu një kënaqësi të veçantë, që golat e tij janë përcaktues edhe në fitoren e skuadrës. Ndeshja e radhës, ajo që do të luhet në fundjavë ndaj Skënderbeut të Korçës në stadiumin “Loro Boriçi”, i risjellë Latifit në vemendje periudhën e artë që ka kaluar me këtë klub. “Po, kam kaluar momente shumë të bukura me këtë skuadër, dhe natyrisht që edhe emocionet janë të pranishme kur luaj përballë kësaj skuadre. Shpresoj që të vijojmë të luajmë mirë dhe të ndjekim rrugën e fitoreve në kërkim të kapjes së kreut”, u shpreh Liridon Latifi, për mediat e Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img