Daja: “Kur të mungojnë lojtarët kryesorë, nuk mund të performosh në të njëjtën mënyrë. Këtë spektakël e prishi arbitri”

Barazim pa gola ndërmjet Dinamos dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores të luajtur në “Elbasan Arena”. Tekniku i dinamovitëve, Ilir Daja, u shpreh pas barazimit 0-0.

“Ne kemi pasur problemet tona. Kemi arritur gjithë ato rezultate me kontingjent që e kemi përballuar goxha mirë kampionatin. Kur të mungojnë lojtarët kryesorë, nuk mund të performosh në të njëjtën mënyrë. Ndeshjet me Vllazninë janë gjithmonë të bukura sepse luan hapur. Do të thosha që sot, këtë spektakël e prishi arbitri. Nuk kam folur ndonjëherë për arbitrat, sot ishte një arbitër që nuk e di pse duhet të mbajë ndeshjen më të rëndësishme. Të marrë karton të verdhë se dakord i dyti ishte, por për dylyftim trup më trup në mesfushë, kur deri atëherë ishin 3 kartonë për kundërshtarin. Nuk e ndihmon spektaklin kjo gjë.

Në ndeshje kaq të rëndësishme, të fillosh me këtë start shumë e vështirë. Dhe në suprioritet, kishim harxhuar gjithato energji për të mbajtur Vllazninë. Këtë spektakël e prishi niveli i gjykimit. Nëse doni ia u jap të gjitha me video dhe fakte se nuk mundet dot kur luftojnë dy ekipe për pjesën sipër të tabelës, të jesh në minutën e 20 me lojtar më pak. Do i kërkoja federatës, që janë 4 arbitra ndërkombëtare. Unë kam 4-5 muaj që nuk e kam parë të arbitrojë ky, në ndeshjen kryesore merremi me këtë punë. Harxhojmë energji kot me këto gjëra. Ai spektakël që mund të ishte mes dy ekipeve që pëlqejnë lojën e hapur, kthehet në lojë që një pjesë mbrohet Vllaznia dhe një pjesë ne.

Dhe Dita që u hodh në lojë, më shumë sakrifikoi se ishte i gatshëm 100% për t’u hedhur në lojë. Na duheshin sulmues, spostuam Bregun në atë linjë. Kur ne dolëm superiorë duhet të kishim marrë më tepër vijën fundore me situatën 1 kundër 1, që të kishim më shumë shanse para portës. Lojtarët e tjerë që kisha në stol, nuk ishin të gatshëm për lojë të tillë.

Maliqi ka bërë ndeshje relativisht të mirë dhe me Teutën. Mos aktivizimi ka qenë për arsye shëndetësore për Bregun. Nuk ishte i gatshëm të startonte se 3-4 ditë pa stërvitje. Gjetëm mënyrë për t’ju përgjigjur mënyrës si luan Vllaznia.

Ne duhet të kishim shkuar jo me Bregun, por me Loranin. Meksi nuk ishte rezultativ në fundore me pasin e fundit, prandaj kërkuam ta ndërronim. Hapja e Bregut në anësore na penalizonte me më pak lojtarë dhe zënien e krahut për të dalë Lorrani.

Do doja ndërhyrje në janar, për të rritur rivalitetin brenda. Për të ulur ngarkesën e lojtarëve që deri në janar kanë përballuar 90 minutshet, por që nuk arritëm dot. E kompenson që nuk patëm lojtarë në dalje, si Zabërgja dhe Itodo, se do kishim më pak hapësira. Këtë e bëmë me presidentin, me mirëkuptim zgjidhëm që të forcohemi me këto lojtarë deri në periudhën e verës.

Ne Itodon e kemi më të mirë, bashkë me Zabërgjën, por nuk mund të varet ekipi nga 1 lojtar sepse dhe Itodo dhe Zabërgjën e ka ndihmuar pjesa tjetër e ekipit. Ne ndërtojmë sulm simetrik që Loranin dhe krahun tjetër ta spostojmë përpara. Dy të tjerët kanë punë për të bërë që ta shtyjnë ekipin dhe nga krahu tjetër”, u shpreh Ilir Daja për RTSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu