Wednesday, May 15, 2024

Daniel Lekndreaj shkëlqen në debutim te Vëllaznimi

Lexo

Basketbollisti shkodran, pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë, Daniel Lekndreaj, verën e kaluar ka pësuar një lëndim shumë të rëndë në tendinën e Akilit teksa ishte duke luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë në parakualifikimet për Eurobasket 2025. Ai është operuar me sukses dhe për 5 muaj ka qëndruar jashtë parketit duke kaluar fazën e rikuperimit. 

Lekndreaj, i cili ka dhe nënshtetësi kosovare, është pjesë e basketbollit të Kosovës për disa vite ku ka luajtur me skuadra të mëdha si Prishtina, Bashkimi, Peja dhe në fillim të sezonit ai ishte rikthyer te Sigal Prishtina, por që nuk kishte mundësi të luante për shkak të lëndimit. 

Tashmë ai ka kaluar me sukses fazën e rikuperimit dhe është huazur te klubi gjakovar, Vëllaznimi për pjesën e mbetur të sezonit. Ditën e djeshme skuadra e tij shënoi një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Proton Cable Prizrenin 86:70. Në këtë ndeshje debutoi lojtari më i ri i tyre, Lekndreaj, i cili pati një performancë të shkëlqyeshme ku për vetëm 22 minuta kishte 12 pikë e 9 kërcime, si dhe 1 asist e 1 vjedhje topi. Vëllaznimi me këtë fitore renditet në vendin e pestë në “Prince Caffe Superliga”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img