Kosova barazoi 2-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës, në sfidën që shkoi e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Vedat Muriqi ishte “hero” i Kosovës duke shënuar dy golat.
Djemtë e Yakin shënuan tē parët në minutën e 14-të, me anë të Freuler. Në minutë ne 30-të, Muriqi provoi me kokë, por topi përfundoi jashtë portës. Dardanët kërkuan barazimin dhe e gjetën me anë të Muriqit, i cili shënoi pas një harkimi perfekt të Rashicës në minutën e 65-të. Kosova ishte e pafat në minutën e 80-të, autogoli i Amir Rrahmanit heshti “Fadil Vokrrin”, pikërisht në momentin më të mirë të vendasve. Megjithatë, Kosova ngulmoi për golin dhe me gjuajtjen e fundit në portë, Muriqi gjeti golin e barazimit 2-2 që i jep një pikë më shumë për moralin Kosovës.
Kështu Kosova renditet në vendin e pestë me 4 pikë, sakaq zviceranët kryesojnë grupin I me 11 pikë.