Dardanët marrin një pikë të artë ndaj Zvicrës në kualifikueset Euro 2024

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kosova barazoi 2-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës, në sfidën që shkoi e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Vedat Muriqi ishte “hero” i Kosovës duke shënuar dy golat.

Djemtë e Yakin shënuan tē parët në minutën e 14-të, me anë të Freuler. Në minutë ne 30-të, Muriqi provoi me kokë, por topi përfundoi jashtë portës. Dardanët kërkuan barazimin dhe e gjetën me anë të Muriqit, i cili shënoi pas një harkimi perfekt të Rashicës në minutën e 65-të. Kosova ishte e pafat në minutën e 80-të, autogoli i Amir Rrahmanit heshti “Fadil Vokrrin”, pikërisht në momentin më të mirë të vendasve. Megjithatë, Kosova ngulmoi për golin dhe me gjuajtjen e fundit në portë, Muriqi gjeti golin e barazimit 2-2 që i jep një pikë më shumë për moralin Kosovës.

Kështu Kosova renditet në vendin e pestë me 4 pikë, sakaq zviceranët kryesojnë grupin I me 11 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img