Partizani dhe Dinamo do luajnë të premte në 17:45 në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë kanë dëgjuar apelin e tifozëve, me duelin që është dashur të luhej në kryeqytet.
Më herët ndeshja ishte programuar për në “Elbasan Arena”, me Partizanin që ka arritur akordin me drejtuesit e “Selman Stërmasit” që ky duel të luhet në këtë impiant.
Tanimë pritet që të premten derbi mes Partizanit dhe Dinamos të shohë në stadium më shumë tifozë, me largësinë që ishte bërë një pengesë për mbështetësit e dy skuadrave për të ndjekur ndeshjen nga pranë.