Përpara ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, eksperti i “Sky”, Del Piero ka komentuar mbi faktin se “Signal Iduna Park” është mbuluar nga ngjyrat kuqezi.
“Të kesh stadiumin kundër ka anët e veta pozitive dhe ato negative. Kur flas për aspektin pozitiv i referohem faktit se për lojtarët është më e lehtë që të përqëndrohen. Nga ana tjetër ky faktor ndikon negativisht në aspektin emotiv pasi ekipi me tifozët në favor në momente të caktuara të ndeshjes motivohet më shumë”, arsyetoi kampioni i botës me Italinë në 2006