Thursday, March 28, 2024

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Lexo

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë duhet të luajë ndeshjen e “play-out” ndaj Korabit të Peshkopisë, për të mësuar se kush është skuadra e 10-të, e cila do të jetë pjesë e Abissnet Superiore, sezonin e ardhshëm. Pas humbjes së sotme, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi u shpreh:

Ishte një ndeshje që kishte specifikë ndryshe nga ndeshjet e tjera, sepse duke parë dhe rezultate duhet të menaxhonim energjitë, pasi siç e patë në pjesën e dytë bëra dhe disa zëvendësime, pasi duhet të mendojmë dhe për ndeshjen e play-out.

Është një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht, si nga unë, por dhe nga të gjithë lojtarët. Për ne nuk ka festë nga ky moment, do të ulim kokën e do të vazhdojmë punën nesër sepse lojtarët janë të shkatërruar, duhet rigjenerim, duhet të marrim energjitë e nevojshme për ndeshjen e radhës, e cila është shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë.

Ndeshja ka një rëndësi të veçantë. Unë e njoh mirë Kategorinë e Parë, sepse edhe vitin e shkuar isha pjesë e Erzenit, kur u ngrit në Supeiore dhe e di se çfarë do të thotë kjo ndeshje për atë lloj ekipi, plus ka lojtarë me shumë eksperiencë dhe kërkon impenjim maksimal nga unë dhe ekipi im”,- tha tekniku Deliallisi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img