Wednesday, July 30, 2025

Dëmtimi, detyron çiiklistin Huan Ajuson, i “UAE Emirates”, të tërhiqet nga “Giro d’Italia 2025” në etapën e 18-të

Lexo

Etapa e 18-të e “Giro d’Italia 2025” ka qenë e fundit në këtë garë për njërin prej çiklistëve, të cilët kishin shanse të mëdha për ta fituar fanellën rozë.

Bëhet fjalë për Huan Ajuson, çiklistin e “UAE Emirates”, i cili para pak çastesh është tërhequr nga gara. Shkak ka qenë dhimbja e vazhdueshme në gju, e cila u përkeqsuan pas rrëzimit në garën e djeshme. Incidenti i kushtoi shumë spanjollit edhe në ekonominë e garës pasi e përfundoi etapën e 17-të me 14 minuta vonesë nga vendi i parë.

Fituesi i etapës së shtatë (në Apenine) kishte edhe një tjetër problem shëndetësorë pasi pak ditë më parë u pickua nga një grerëz në sy duke i hapur mjaft probleme me shikimin.

I gjendur në këto rethana çiklisti spanjoll vendosi sot, 97 kilometra nga finishi, që të tërhiqej nga “Giro d’Italia 2025”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img