Monday, August 18, 2025

Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi

Lexo

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës, u largua i dëmtuar ditën e djeshme nga ndeshja Roma-Milan.

Pas analizave të kryera mbrëmjen e djeshme u mësua se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

Ky dëmtim është padiskutim një goditje e fortë për lojtarin në një moment të rëndësishëm të sezonit por edhe për Kombëtaren shqiptare që humbet në këtë mënyrë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mbrojtjes.

Federata Shqiptare e Futbollit, Presidenti Duka, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij janë pranë mbrojtësit kuqezi në këtë moment të vështirë për karrierën e tij por janë gjithashtu të sigurtë se Kumbulla do të ngrihet pas këtij rrëzimi momental.

Presidenti Duka ka komunikuar mbrëmjen e djeshme me lojtarin “duke i uruar rikuperim të shpejtë për të qënë sa më shpejt në fushën e lojës me fanellën kuqezi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja bindëse në miqësore, mposht 4-1 Bylisin

Lushnja-Bylis 4-1 Golat:Ribaudo 28,Kaçanolli 45,Olola 83,Arapi 90/Mustafa 16 Lushnja:Haremi,Magani,Korreshi,Goxhaj,Allmuça,Uesli,Deliaj,Meta,Zaganjori, Ribaudo,Kaçanolli (U aktivizuan:Hoxha,Lamçe,Arapi,Basha,Fejzo,Bali,Olola). Trajner:Erion Xhafa Bylis:Beqaj,Skënderaj,Ofori, Kane,Hodo,Gjuzi,Akibu,Kita,Buraneli,Mustafa,Mamadu. (U aktivizuan:Hebeja,Jahaj). Trajner:Arben Ahmetaj Gjyqtarë: Olti Çela,...
- Advertisement -spot_img