Sunday, November 24, 2024

Dënimi ekstrem nga Komisioni i Disiplinës për përjashtimin nga kategoria e parë për Tërbunin, reagon klubi pukjan

Lexo

Vendimi i Komisionit të Dsiplinës duke marrë një masë ekstreme ndaj ekipit të Tërbunit me dëniin e zbritjes nga kategoria Superiore nuk është pritur aspak mirë në kampin pukjan, i cili përmes një deklarate për shtyp ka reaguar duke e konsideruar këtë vendim si një sulm nga na e FSHF-së në dëm të Tërbunit,

Deklarata e KF Tërbuni

Pasi mësuam vendimet absurde të komisionit të disiplinës të ndërmarra për ekipin tonë, Klub Futboll “TËRBUNI PUKË” reagon ndaj këtyre vendimeve të pa bazuara në fakte, të turpshme dhe të pa merituara. Kjo është një sulm haptaz që i bëhet ekipit tonë nga federata e futbollit. Klubi ynë do ta apelojë çështjen deri në gjykatat më të larta sportive.

  1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  2. Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img