Saturday, May 18, 2024

Volejboll Femra-Spektakël në “Qazim Dervishi”. Vllaznia kualifikohet në gjysëmfinalen e Superligës-Play Off.

Lexo

Vllaznia-Barleti Volej  3-1(30-28, 25-18, 13-25, 25-20)

Vllaznia: Klodeta Zhivani, Sarah Beci, Paola Gjyshja, Klea Miloti, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Liridona Kodra, Sara Malaj, Daniale Kodra. Trajner Dorjan Tafa

Barleti Volej: Marije Danaj, Kristela Capo, Klea Kodra, Tea etani, Xhesika Kaçi, Lorgeta Avdyli, Thea Jatagani, Esmeralda Tuci, Denada Hasaj, Harikla Lena, Virxhinia Bilbili, Oltisia Beqiraj, Luljeta Stermilla, Elsa Disha. Trajner: Altin Gorenxa

Gjyqtarë:  Edison Kurti, Enri Zguri

Vllaznia 3 dhe Barleti Volej 1. Ky është rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Rezultat ky që e kualifikon skuadrën shkodrane në gjysëmfinalen e kampionatit, faza Play Off.

Më herët, në dy ndeshjet e mëparshme, Vllaznia kishte fituar ballafaqimin e parë në Shkodër, 3-2, ndërsa Barleti të dytën në Tiranë, 3-1.  1 me 1 ndeshje, dhe për të përcaktuar ekipin kualifikues në fazën gjysëmfinale, u desh kjo ndeshje e tretë që pati për fitues ekipin kuqeblu.

Referuar sfidës së sotme të luajtur në “Qazim Dervishi”, tifozëria shkodrane, e cila këtë radhë ishte më e madhe se asnjëherë tjetër e pranishme në shkallët e pallatit të sportit, ka shijuar spektaklin e dhuruar nga të dy ekipet. Një spektakël, që kulmin e tij e pati, sidomos në setin e pare, plot rivalitet dhe emocione. Këtë e tregojnë edhe shifrat rekord të pikëve shtesë, në plot 30-të të tilla për Vllazninë ndaj 28-të për skuadrën mysafire.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa, fiton edhe setin e dytë, këtë radhë me më lehtësi, 25-18 duke e çuar avantazhin e seteve, 2-0. Me të njëjtën lehtësi, fiton Barleti setin e tretë me shifrat, 13-25.

2 me 1 për Vllazninë. Në skenë, vjen radha e setit të katërt, i cili është po aq i bukur sa i pari. Rivalitet dhe barazime të shumta, mbi 6-7 të tilla, me një Vllanzi që kërkon fitoren e setit dhe të mbyllë ndeshjen 3-1, dhe nga ana tjetër, Barleti i drejtuar nga trajneri Ermal Gorenxa, që këmbëngul për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Fiton Vllaznia me shifrat 25-20 këtë set duke fituar edhe të gjithë ndeshjen 3-1. Në këtë mënyrë, skuadra kuqeblu shkon në gjysëmfinalen e Fazës Paly Off të Superligës së Volejbollit shqiptar. Aty, ku shorti e ballafaqon me Partizanin, një kundërshtar i fortë që për stafin e Vllaznisë, meriton respekt, por volejbollistet kuqeblu do ta provojnë për të marrë më të mirën në këtë ballafaqim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img