Masat e marra nga Policia e Tiranës kanë bërë që tifozët e Dinamos dhe të Tiranës të mos bien dakort me to dhe të bojkotojnë ndeshjen. Tifo-grupet e skuadrave kanë reaguar nëpërmjet postimeve në Facebook.
“Blue Boys” shkruajnë:
Deklaratë
Nisur nga kërkesa e policisë për futjen në stadium me karta identiteti Blue Boys informojnë bojkotin e ndeshjes. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në stadiume ku na kërkohet mjeti i identifikimit.
BLUE BOYS
“Tirona Fanatics” shkruajnë:
“Tirona Fanatics nuk do jetë prezent sot për të mbështetur ekipin e zemrës.
Përveç kartave ID që do kërkohen për cdo tifozë, do jetë një listë me mbi 120 emra ku do ti mohohet e drejta për të hyrë ne stadium, policia i konsideron këta tifoze si kriminelë.
Tirona Fanatics do ti qëndrojë këtij vendimi që prej 2006 e deri në fund. As sot, as dje, dhe as nesër!
Gjithmonë Fanatics
Gjithmonë Ultras
Gjithmonë me Tironen!”