Monday, January 27, 2025

Derbi, Partizani-Dinamo, vetëm barazim. Rezultat që favorizon Vllazninë dhe Egnatian

Lexo

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”, është mbyllur në barazim 1-1. Sfida e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të klubit Partizani, është parë një pjesë e parë e kujdesshme për të dyja skuadrat, ku gjithçka mbeti e mbërthyer në shifrat 0-0, pavarësisht përpjekjeve, më shumë nga skuadra e Dinamos.

Ndryshe ndodhi në pjesën e dytë, ku të besuarit e Ilir Dajës arritën të zhbllokojnë sfidën, pikërisht në minutën e 50-të me anë të Mandelës. Pas këtij momenti Dinamo u shfaq më e qartë në lojë, por në fund Partizani arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Bintsouka në minutën e dytë shtesë (90’+2).

Një barazim i arritur në limite, që nuk lejon shkëputjen e njërës apo tjetrës skuadre në klasifikim, duke mbetur në kushte të njëjta: Partizani në vend të parë me 38 pikë, ndjekur nga Dinamo po me 38 pikë. Barazim ky që i jep shansin Vllaznisë dhe Egnatias që ndeshen të dielën, ku në rast fitoreje, njëra prej tyre merr e vetme kryesimin e Superiores.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img