Friday, October 17, 2025

Devolli pranë kualikimit në Kupë, por Kastrioti e përmbys në fund, 3-2

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kastrioti-Devolli 3-2(Shënues: Hoxha 72’, Kasmollari 78’, 84’/Anderson 30’, Ivani 73’)

Devolli është eliminuar nga Kupa pas një humbje me përmbysje në një ndeshje të zhvilluar në transfertë kundër Kastriotit.

Trajneri Erindi Maneshi kishte vendosur të aktivizonte futbollistë që kan pasur pak minuta në këmbët e tyre, por kjo nuk i pengoi ata të bënin një paraqitje shumë të mirë.

Skuadra e Devollit kaloi e para në avantazh me një gol model të shënuar nga Anderson.

Megjithatë në pjesën e dytë Kastrioti reagoi, dhe fillimisht ishte Hoxha ai që barazoi rezultatin në minutën e 73-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë në minutën e 78-të, Ivani riktheu avantazhin për Devollin.

Por epërsia zgjati pak pasi Kasmollari shënoi dy gola, duke përmbysur rezultatin dhe i dha fitoren e rëndësishme Kastriotit, që kalon kështu në fazën tjetër të Kupës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img